Aksident ajror në Francë, momenti kur dy avionë luftarakë përplasen në ajër!

25 Mars 2025, 20:06 / BOTA ALFA PRESS

Aksident ajror në Francë, momenti kur dy avionë luftarakë

Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet që marrin pjesë në një provë demonstruese ka ndodhur në Francë, njoftoi ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou.

Dy avionët  u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.

Dy pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan. Ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime.

Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.

Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.

“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, theksoi Lecornou në një postim në X.