Aksident i rëndë në SHBA, nëntë persona të vdekur

Nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të premten në perëndim të Wisconsin të SHBA-së. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur ndërmjet dy automjeteve, raportoi AP.
“Lutjet tona shkojnë për familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që u përfshinë, si dhe reaguesit e parë që punuan shpejt për të ofruar mbështetje në vendngjarje”, ka shkruar guvernatori Tony Evers në X.
Sipas raporteve preliminare, se vetura gjysmërimorkio në State Highway 95 u përplas me një furgon që udhëtonte në County Highway J, ka bërë të ditur policia.
“Furgoni hyri në kryqëzim dhe u godit nga gjysmërimorkio”, thuhet në njoftimin e policisë. Përplasja la të mbyllur autostradën 95, derisa nuk dihet ende se sa persona ishin në vetura në momentin e aksidentit.
-
Erdogan: Turqia mbështet me vendosmëri liderët e Hamasit
9 Mars, 15:43 -
Xabi dhe një italian, Bajerni piketon emrat për stolin
9 Mars, 15:33 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



