Ana Bërnabiç zgjidhet kryetare e Kuvendit të Serbisë
20 Mars 2024, 20:02 / BOTA

Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiç, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.
Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan pë, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj.
Ana Bërnabiç u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.
Propozimi që Bërnabiç të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.
Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiqit në krye të Kuvendit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


