Autoritetet ruse paralajmërojnë qytetarët kundër tubimeve masive në Moskë pas vdekjes së Navalny

Autoritetet e qytetit të Moskës kanë paralajmëruar qytetarët kundër protestave publike në kryeqytetin rus pas lajmit për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny. Në një deklaratë të raportuar nga agjensitë ruse të lajmeve, zyra e prokurorit të qytetit vë në dukje një numër thirrjesh në internet për një tubim masiv dhe thotë se e konsideron të nevojshme të paralajmërojë kundër shkeljes së ligjit.
“Ju lutemi, vini re se kjo ngjarje masive nuk është koordinuar me autoritetet ekzekutive të qytetit në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”, thanë prokurorët.
Ligji rus kërkon që organizatorët të kërkojnë leje nga autoritetet për çdo tubim masiv. Sipas videove dhe fotove në rrjetet sociale, njerëzit në qytete të tjera ruse po i bëjnë nderimet e tyre ndaj Navalny-t pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



