“Barack donte një fëmijë të tretë, unë jo!”- Michelle Obama flet për jetën e saj si nënë! Ish-Zonja e Parë e SHBA tregon arsyet pse nuk kandidon për presidente

20 Mars 2025, 18:28 / BOTA ALFA PRESS

“Barack donte një fëmijë të tretë, unë

Ish-zonja e parë e SHBA, Michelle Obama, ka rrëfyer si rrallë herë ndjesinë e saj si nënë e dy vajzave dhe marrëdhënien e saj me to dhe bashkëshortin, ish-presidentin Barack Obama.

Michelle Obama, e cila është nënë Malia Obama, 26 vjeçe dhe Sasha Obama, 23 vjeçe , u shpreh e se ka pasur pikëpamje të ndryshme mes saj dhe bashkëshortit për familjen e tyre.

Ajo ka treguar se ish-presidenti Obama ka dashur të kishin një fëmijë të tretë, por ajo jo, pasi ishte e lemtur me dy vajzat.

“U ndjeva me fat me dy vajzat e mia”, tha Michelle për Malia dhe Sasha në podcast-in “Not Gonna Lie”. “Barack thoshte se duhet të kishim një fëmijë tjetër, por unë reagoja çuditshëm ndaj kësaj. Nuk doja. Po mendoja se vajzat e mia ishin aq të qeta dhe mirë, sa ndoshta një fëmijë shumë kërkues po vinte në jetën tonë.”

Duke folur për frikën e saj si nënë, Michelle Obama deklaroi: “Mendoj se periudha e paslindjes dhe trishtimi që ndjeva me fëmijët e mi, erdhën nga dashuria kaq e madhe ndaj këtyre foshnjave që në fillim.”

Ish-zonja e parë e SHBA-së foli edhe për Barack Obamën si baba vajzash.

 “I thashë se kjo i duhej jetës së tij. Një grup grash duhet të jetë rreth teje”, tha ajo.

Ajo foli po ashtu edhe për mundësinë për të kandiduar për presidencën amerikane në të ardhmen apo thashethemet që e dëshironin atë të kandidonte në të kaluarën.

“Doja që fëmijët e mi të kishin lirinë që të mos i kishin sytë e botës mbi ta. Dhe kështu kur më pyesin nëse do të kandidoja ndonjëherë për postin, përgjigjja është jo”, tha Michelle.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se nuk i intereson politika në këtë mënyrë dhe se do të jetë larg vëmendjes së botë.

“Mendimi për t’i rikthyer vajzat e mia në qendër të vëmendjes, kur ato sapo po e gjejnë veten dhe po vendosen si personalitete, më zmbrapsin. Unë mendoj se kemi bërë mjaft…” tha ajo.

Po cila është koha e preferuar e ditës e Michelle Obama? Siç tha ajo, kohë e preferuar është ajo e gjumit.

“Unë nuk do gënjej. Koha më e mirë është koha e gjumit. Burri im më ngacmon se sa herët mund të shkoj në shtrat, por ai nuk e kupton idenë e shtrirjes në çarçafë të pastër. Nëse kam njerëz në shtëpi, jam atje, duke qeshur, duke folur, duke u argëtuar.

Pasi kjo të ketë mbaruar… Unë thjesht përpiqem të mos bie në gjumë para se të perëndojë dielli. Vajzat e mia shkonin në shtrat herët. Bënin dush dhe ishin në gjumë në 7:30. Ndoshta aty filloi zakoni im për të fjetur herët”, tregon ajo.

 

 

Po ndodh...