BE gjobiti platformën “X”, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan

5 Dhjetor 2025, 19:38 / BOTA ALFA PRESS

BE gjobiti platformën “X”, Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan

Një përplasje e re mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ka shpërthyer pas vendimit të Komisionit Evropian për të vendosur një gjobë prej 120 milionë euro ndaj platformës “X”, në pronësi të Elon Musk, për shkelje të Ligjit për Shërbimet Digjitale (DSA).

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, reagoi ashpër ndaj vendimit, duke e cilësuar atë si “një sulm ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja,” – shkroi Rubio në një postim në vetë rrjetin social të Musk.

Rubio shtoi se “epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund”, duke e cilësuar ndërhyrjen e BE-së si një përpjekje për të ushtruar kontroll mbi fjalën e lirë online.

Sipas njoftimit të Komisionit, gjoba u vendos për shkelje të detyrimeve të transparencës, përfshirë përdorimin mashtrues të “shenjës blu”, mungesën e transparencës në reklama dhe dështimin për t’u ofruar studiuesve akses në të dhënat publike.

Po ndodh...

ide