BE i jep Ukrainës një hua me vlerë një miliard euro

BE-ja i ofroi ndihmë të mëtejshme financiare prej një miliard eurosh (1,1 miliardë dollarë) Ukrainës, në një hua që do të shlyhet përmes të ardhurave nga asetet e ngrira ruse në BE.
“Me pagesën e sotme prej një miliard eurosh ne ritheksojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Ne po ndihmojmë ekonominë e vendit të qëndrojë në kurs dhe të rindërtojë infrastrukturën kritike të dëmtuar nga agresioni rus. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, theksoi ajo.
Shuma e fundit është pjesë e një nisme të grupit të shtatë vendeve të industrializuara demokratike (G7), të cilat synojnë të ofrojnë rreth 45 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën deri në vitin 2027.
-
Trump propozon që SHBA të drejtojë termocentralet e Ukrainës
20 Mars, 11:49
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

