
Trump propozon që SHBA të drejtojë termocentralet e Ukrainës

Presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas , sugjeroi që SHBA të “marrë” termocentralet e Ukrainës, duke vlerësuar se kjo do të ofronte “mbrojtjen më të mirë dhe mbështetjen më të mirë të mundshme”.
Ndërkohë sot në Londër do të takohen shefat e shtabit të përgjithshëm ushtarak të rreth 30 vendeve që kanë deklaruar gatishmërinë për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën .
Ky takim do të diskutojë një plan për ruajtjen e paqes në rast të një armëpushimi me Rusinë.
Lufta në Ukrainë dhe mbrojtja evropiane kundër kërcënimit rus do të jenë temat kryesore të diskutimit në samitin e BE-së që do të zhvillohet sot edhe në Bruksel.
Gjatë bisedës së tij telefonike me Trump, presidenti ukrainas tha se ishte gati të pezullonte sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturës civile në Rusi, pas angazhimit të Vladimir Putin të martën.
“Një nga hapat e parë drejt përfundimit të luftës mund të jetë pezullimi i sulmeve kundër infrastrukturës energjetike dhe infrastrukturës tjetër civile. “Unë e mbështeta këtë masë dhe ne jemi të gatshëm ta zbatojmë atë,” shkroi Zelensky në X.
Ai ka sqaruar se në diskutimin me Trump është përmendur mundësia që vetëm “një central bërthamor, i cili është nën pushtimin rus”, të kalojë nën kontrollin amerikan, përkatësisht ai në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës.
Bisedimet për përfundimin e luftës janë planifikuar të zhvillohen në Arabinë Saudite në ditët në vijim. Synimi është fillimisht shtrirja e armëpushimit në Detin e Zi, më pas arritja e një armëpushimi të plotë midis Ukrainës dhe Rusisë.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128