BE në kërkim të negociatorëve për bisedimet me Moskën, Financial Times: Angela Merkel dhe Mario Draghi po shqyrtohen si mundësi

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, ose ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, të përfaqësojnë BE-në në negociatat e mundshme me Presidentin rus Vladimir Putin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, raportoi sot gazeta britanike Financial Times.
Administrata amerikane, aktualisht e preokupuar me luftën e saj në Lindjen e Mesme, i ka informuar homologët e saj evropianë se nuk është kundër bisedës së Evropës me Putinin, krahas bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, i thanë gazetës britanike burime të informuara mirë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se Moska mund të vazhdojë dialogun me Evropën, por kritikoi Kaja Kallas, përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, duke thënë se ajo nuk do të ishte e përshtatshme për negociata të ardhshme me Moskën.
“Nuk do të ishte në interesin e Kaja Kallas të luante rolin e negociatores. Nuk do të ishte e lehtë për të. Nëse e mbani mend, Putin tha se mund të ishte kushdo që nuk thotë shumë gjëra të këqija” për Rusinë, tha Peskov.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128