Rikthehet murtaja e bagëtive, dy ferma blegtorale në Dajç preken nga virusi. Karantinë për bagëtitë e imta

20 Maj 2026, 15:44 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rikthehet murtaja e bagëtive, dy ferma blegtorale në Dajç

Dy ferma me rreth 190 krerë bagëti janë të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të Vegjël në Shkodër. Pas 1 viti, virusi është rikthyer sërish, tashmë në njësinë administrative të Dajçit.

Rasti i parë i murtajës për këtë vit është konstatuar në delet e fermerit Sokol Volaj, të cilat janë groposur.

Administratori i Dajçit thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do të kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.

Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometrash.

 

Po ndodh...