Bërtiti "Allahu Akbar" gjatë sulmit, një 37-vjeçar në Francë vret me thikë një person dhe plagos disa të tjerë

22 Shkurt 2025, 20:10 / BOTA ALFA PRESS

Bërtiti "Allahu Akbar" gjatë sulmit, një

Një sulm me thikë që ka ndodhur në një treg në qytetin e Mulhouse ka tronditur Francën. Siç raportojnë mediat e huaja, incidenti ndodhi gjatë një demonstrate dhe një kalimtar u godit disa herë me thikë, duke rezultuar në vdekjen e tij. 

“Dy oficerë të policisë bashkiake u plagosën, njëri në arterien karotide dhe tjetri në gjoks.Tre oficerë të tjerë të policisë bashkiake thuhet se u plagosën më lehtë ,”, tha prokurori Nicolas Heitz lidhur me ngjarjen. 

Autori i dyshuar është arrestuar dhe është një 37-vjeçar i regjistruar në Regjistrin e Kallëzimeve për Parandalimin e Radikalizimit të Terrorizmit (FSPRT). Dyshohet se ai ka bërtitur “Allahu Akbar” gjatë sulmit. 

Po ndodh...