“Bisedimet nuk po shkojnë gjëkundi”, Trump kërcënon sërish me tarifa BE-në dhe Apple për iPhone-ët

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se po “rekomandon” vendosjen e tarifave 50% ndaj mallrave që importohen nga Bashkimi Europian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Bisedimet tona me ta nuk po shkojnë gjëkundi”, shkruan Trump në një postim në rrjetet sociale të premten.
Ky njoftim përbën një përshkallëzim të luftës tregtare mes Trump dhe BE-së, e cila tashmë është goditur nga një tarifë e përgjithshme 20% mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së.
Presidenti amerikan gjithashtu kërcënoi me një taksë importi prej 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në Amerikë.
“Prej kohësh i kam bërë me dije Tim Cook-ut të Apple se pres që iPhone-t që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe të ndërtohen në SHBA, jo në Indi apo në ndonjë vend tjetër. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Apple duhet të paguajë një tarifë prej të paktën 25% ndaj Shteteve të Bashkuara. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, deklaroi presidenti amerikan.
Kjo është përpjekja më e fundit e Trump për të detyruar kompaninë Apple të zhvendosë prodhimin e saj në territorin amerikan.
Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së tha se kishte një “problem të vogël” me Tim Cook-un, pas raportimeve se kompania planifikon ta zhvendosë montimin e pajisjeve për tregun amerikan nga Kina në Indi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
