
Bisedimet për Ukrainën, Marco Rubio dhe Sergey Lavrov mbërrijnë në Riad

Paraditen e kësaj të hëne, në Riad mbërriti Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që do të jetë pjesë e delegacionit nga Shtetet e Bashkuara ku bëjnë pjesë Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari special për Lindjen e Mesme, Steve Witkof.
Pjesëmarrës në delegacionin rus, ministri i Jashtëm i këtij vendi Sergei Lavrov mbërriti pasditen e së hënës ndërsa para nisjes drejt Riadit se BE nuk do që lufta të mbarojë ndaj nuk shihte arsye që ata të jenë pjesë e bisedimeve.
Bisedimet e të martës pritet të hedhin bazat për një takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për Ukrainën. Vetë Trump shprehu bindjen dhe tha se takimi do të zhvillohet shumë shpejt, ndërsa tha se në bisedimet e paqes do të ftohet edhe Ukraina.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Ukraina nuk do të marrë pjesë këto negociata për paqen dhe nuk do t’i njohë rezultatet e tyre.
Zelensky e kundërshton pjesëmarrjen pasi Uashingtoni ka propozuar që Ukraina të heqë dorë nga kushti i rikthimit në kufijtë para 2014-ës dhe nga ambicia për të qenë pjesë e NATO-s për disa vite.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128