Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, fermerët në Greqi sërish në protestë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjencat shëndetësore
6 Dhjetor 2025, 12:12 / BOTA

Kakavijë-Është përshkallëzuar protesta e fermerëve në Greqi.
Edhe këtë të shtunë policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar.
Njoftohet se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


