Presidenti i SHBA hedh sytë nga rajoni ynë/ Bloomberg: Trump presion shteteve të Ballkanit, të pranojnë të dëbuarit

Administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë emigrantët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara, raportoi të enjten Bloomberg News.
Kërkesat drejtuar vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar, raportoi Bloomberg, duke cituar njerëz që e njohin çështjen.
Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment.
Muajin e kaluar , Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar deportimet.
Administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit, thuhet në raportin e Bloomberg./ Përktheu Alfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
