Detaje/ Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, zbardhet lista e plotë e pasagjerëve në bord

19 Maj 2024, 19:38 / BOTA ALFA PRESS

Detaje/ Rrëzimi i helikopterit të presidentit iranian, zbardhet lista

Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti që u regjistrua këtë të diel në Iran, ku një helikopter që transportonte presidentin iranian Ebrahim Raisi pësoi një problem dhe përfundoi duke rënë në pyll.

Nuk dihet ende fati i presidentit Raisi, ndërsa mësohet se në terren kanë dalë 40 ekipe kërkimi.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur emrat e tjerë dhe rolet e pasagjerëve në helikopterin që transportonte Ebrahim Raisi.

Raportohet se përveç presidentit, në bord ishin: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.

Sipas raportimeve të mediave iraniane, kërkimet janë vështirësuar nga kushtet e pafavorshme të motit.

Ndërkohë rreth ngjarjes ka reaguar edhe SHBA. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se për aksidentin është vënë në dijeni edhe presidenti Joe Biden.

 

Po ndodh...