
Donald Trump synon të blejë territorin autonom danez! Bashkëshortja e Zëvendës Presidentit Vance do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Grenlandë

Usha Vance, bashkëshortja e zëvendës presidentit amerikan J.D. Vance , do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Grenlandë nga e enjtja deri të shtunën, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë, teksa Donald Trump shpreh dëshirën e tij për të aneksuar territorin autonom danez.
“Zonja e dytë” e Shteteve të Bashkuara “do të udhëtojë me djalin e saj dhe një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së Grenlandës dhe për të parë Avannaata Qimussersu, garën kombëtare të qenve të Grenlandës, në qytetin e Sisimiut“, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Duke cituar burime anonime, gazeta daneze Jyllands-Posten dhe rrjetet radiotelevizive DR dhe TV 2 raportuan se Vance do të shoqërohet nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidentit Trump, Mike Walz, por SHBA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht informacionin.
Sipas raportimeve, qeveria amerikane kërkoi takime zyrtare me përfaqësuesit e Danimarkës dhe Grenlandës, kërkesa të cilat u refuzuan.
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka reaguar sot ndaj këtij njoftimi, duke i thënë gazetës grenlandeze Sermitsiaq se vizita e Usha Vance “nuk mund të konsiderohet e pavarur nga deklaratat publike të bëra” nga Donald Trump.
“Ne duam të punojmë me amerikanët”, tha Frederiksen për gazetën.
Megjithatë, ky duhet dhe duhet të jetë një bashkëpunim i bazuar në vlerat themelore të sovranitetit dhe respektit ndërmjet vendeve dhe popujve. Kjo është diçka që ne e marrim seriozisht.
Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e SHBA për të marrë kontrollin e atij që konsiderohet ishulli më i madh në botë, duke mos përjashtuar mundësinë e forcës ushtarake apo ekonomike.
Qeveria e Grenlandës ka theksuar synimin e saj për pavarësi më të madhe nga Mbretëria e Danimarkës, pa u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuar.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128