
E kishte zgjedhur vetë mënyrën, 67-vjeçari ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit në SHBA


Një burrë nga Karolina e Jugut, i dënuar me vdekje për vrasjen brutale të prindërve të ish-të dashurës së tij, u ekzekutua me skuadër pushkatimi, ekzekutimi i parë i tillë në SHBA pas 15 vitesh.
Brad Sigmon, 67 vjeç, u qëllua për vdekje të premten rreth orës 18:00 me orën lokale nga tre anëtarë të stafit të Departamentit të Drejtësisë të cilët përdorën plumba të veçantë për të shkaktuar dëme maksimale.
Sigmon u dënua për vrasjen e David dhe Gladys Larke në vitin 2001 duke i goditur me shkop bejsbolli dhe më pas rrëmbeu ish-të dashurën e tij me armë.
Ajo arriti të shpëtonte ndërsa ai qëllonte në drejtim të saj.
Ai e zgjodhi vetë pushkatimin si metodën e ekzekutimit, përkundër karriges elektrike dhe injeksionit vdekjeprurës.
Sipas zyrtarëve, Sigmon dha një deklaratë të fundit ku bëri thirrje për ndalimin e dënimit me vdekje.
“Një sy për një sy u përdor për të justifikuar dënimin tim me vdekje, por tani e di sa e gabuar është kjo”, tha ai.
Pas deklaratës, një kapuç i zi iu vendos në kokë dhe një shenjë objektivi u vendos mbi zemrën e tij.
Tre ekzekutuesit qëlluan njëkohësisht nga një distancë prej 4,6 metrash ndërsa vdekja u konfirmua nga mjeku në 18:08.
Ekzekutimi nxiti protesta nga kundërshtarët e dënimit me vdekje, të cilët mbanin pankarta me mesazhe si “Çdo jetë është e shenjtë” dhe “Mos vrisni”.
Sigmon kishte kërkuar që vakti i tij i fundit – pulë e skuqur, pure me salcë, biskota dhe ëmbëlsirë – të ndahej me të burgosurit e tjerë, por kjo kërkesë u refuzua.
Që prej vitit 1977 tre persona janë ekzekutuar me skuadër pushkatimi, të tre në shtetin e Utah. I fundit ishte Ronnie Lee Gardner në 2010-ën.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128