Juventusi 'i brishtë', Atalanta e Gjimshitit e turpëron 0-4 në ''Allianz stadium''

9 Mars 2025, 22:47 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi 'i brishtë', Atalanta e Gjimshitit e turpëron 0-4

Atalanta e Berat Gjimshitit i ka dhënë një leksion futbolli Juventusit duke e turpëruar me 4 gola në “Allianz Stadium”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të Serisë A. 

Dominim absolut i bergamaskëve, të cilët arritën të shënonin plot 4 herë në portën e Di Gregorios.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të Reteguit në minutën e 29-të me penallti, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Gasperinit shënoi edhe 3 herë të tjera me De Run, Zapakostën dhe Lukman. 

Për sa i përket gjuajtjeve në portë, Juventusi shënjestroi vetëm 2 herë kuadratin e Atalantës, ndërkohë zikaltërit regjistruan plot 8 gjuajtje në portë. 

Falë kësa fitoreje, skuadra e Gasperinit u ngjit në kuotën e 58 pikëve, 3 më pak se Interi i vendit të parë, teksa në duelin e radhës këto dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën.