
Frikë për Rey Manaj/ Sulmuesi kuqezi humbet ndjenjat në fushë, ja si reagoi në spital

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, ka përfunduar pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje të fortë me një kundërshtar gjatë ndeshjes Sivasspor-Goztepe.
Ai pasi pësoi goditje në kokë u dërgua urgjentisht me ambulancë për t’iu nënshtruar vizitave të mëtejshme mjekësore në spital.
Mediat turke raportojnë se fjalët e para të Manajt pas ngjarjes kanë habitur mjekët. Sipas burimeve, sulmuesi ka pyetur menjëherë; “A do të mund të luaj në javën e ardhshme?” – një frazë që ka dëshmuar dëshirën e tij të madhe për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, duke treguar edhe njëherë angazhimin dhe pasionin e tij për futbollin.
Krejt kjo ndodhi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur Manaj u përplas kokë më kokë me një mbrojtës të ekipit kundërshtar, Goztepe.
Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët. Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në vend.
Më pas, futbollisti shqiptar u transportua me ambulancë për në spital, ku iu nënshtrua kontrolleve dhe vizitave të nevojshme.
Sipas informacionit të fundit, gjendja e Manajt është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën. Një informacion i fundit nga klubi Sivasspor thekson se futbollisti është në gjendje të vetëdijshëm dhe po merr trajtimin e duhur për shërimin e tij.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128