
Përplasen 2 motomjete në aksin Shkodër-Komplik, 1 i plagosur

9 Mars 2025, 20:07 / AKTUALITET
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku si pasojë e përplasjes së 2 motomjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i një prej mjeteve, shtetasi Xh. H., 71 vjeç.
Policia e Shkodrës thotë në njoftimin zyrtar se 71-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128