Sulme ndaj naftës iraniane, Teherani kërcënon bankat amerikane në rajon

15 Mars 2026, 16:07 / BOTA ALFA PRESS

Sulme ndaj naftës iraniane, Teherani kërcënon bankat amerikane

Irani ka paralajmëruar se degët e bankave amerikane në rajon mund të kthehen në objektiva nëse sulmohet infrastruktura e naftës ose energjisë iraniane.

Deklarata është bërë nga gjenerali i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naeini, i cili theksoi se çdo objekt me aksione amerikane në sektorët e naftës, energjisë dhe ekonomisë mund të shkatërrohet menjëherë në rast të një sulmi.

Sipas mediave iraniane, zyrtari ushtarak paralajmëroi se infrastruktura e lidhur me interesat amerikane do të “shndërrohej në një grumbull hiri” nëse Irani goditet.

Kërcënime të ngjashme janë bërë nga Teherani edhe më herët, që prej nisjes së konfliktit në rajon.

 

Po ndodh...

ide