Berisha: Rama dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubisë

15 Mars 2026, 14:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha: Rama dëshmoi se është autori i të gjitha veprave

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.

Berisha deklaroi se “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet pa largimin e tij nga pushteti.

“E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, u shpreh kreu i PD.

Berisha kritikoi gjithashtu projektin për zhvendosjen e Porti i Durrësit drejt Porto Romanos, si dhe çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke e krahasuar me atë në Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Berisha theksoi se çmimi i lartë i naftës është asgjë më shumë se sa “çmimi Rama”.

“Është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël dimensione se sa me portin aktual të Durrësit dhe është mbi 15 herë më i vogël se sa Porti i Selanikut. Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane është dhjetëra, dhjetëra herë më i vogël se sa Porti i Pireut. Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij“, tha Berisha.

Po ndodh...

ide