Flamuri i SHBA-së valëvitet në Damask për herë të parë, që nga viti 2012

29 Maj 2025, 14:10 / BOTA ALFA PRESS

Flamuri i SHBA-së valëvitet në Damask për herë të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Thomas Barrack, ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën e ambasadorit në Damask për herë të parë që nga mbyllja e ambasadës në vitin 2012, një vit pas shpërthimit të luftës civile.

Pas muajsh angazhimi me qeverinë e re siriane, SHBA-ja ka intensifikuar lidhjet javët e fundit, shkruan Reuters.

Presidenti amerikan Donald Trump u takua me presidentin e ri sirian Ahmed al-Sharaa në Riad në mes të majit dhe administrata e tij lehtësoi sanksionet ndaj vendit.

Raportohet se SHBA mbylli ambasadën e saj në Damask në shkurt 2012, gati një vit pasi protestat kundër presidentit të atëhershëm Bashar al-Assad u përshkallëzuan në një konflikt të dhunshëm që ka shkatërruar Sirinë për më shumë se një dekadë.

Ambasadori i atëhershëm Robert Ford u tërhoq nga Siria pak para mbylljes së ambasadës.

Ndërkaq, të dërguarit e mëvonshëm amerikanë në Siri operuan nga jashtë.

 

Po ndodh...

ide