Gjermania shpall “gjendje kombëtare emergjence” për migracionin! Drejt pezullimit të Marrëveshjes së Dublinit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shpallur “gjendje kombëtare emergjence” për çështjen e migracionit, sipas një raportimi të gazetës WELT.
Qeveria e re federale ka në plan të aktivizojë nenin 72 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian.
Pasojë e kësaj mase do të ishte pezullimi i zbatimit të Rregullores së Dublinit, e cila përcakton se cili shtet anëtar është përgjegjës për shqyrtimin e një kërkese për azil. Ky veprim do t’i jepte mundësi Gjermanisë të forcojë kontrollet kufitare dhe të procedojë me kthime të azilkërkuesve në një shkallë më të gjerë.
Kjo përbën një hap me peshë të madhe ligjore dhe politike, dhe pritet të shkaktojë reagime të forta si brenda Gjermanisë, ashtu edhe në radhët e Bashkimit Evropian.
Sipas Welt, në këtë moment ambasadorët e vendeve fqinje po informohen për zhvillimet nga Ministria e Brendshme gjermane, ndërkohë që ende nuk dihet saktësisht se kur do të hyjë në fuqi kjo politikë e re.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

