Gjykata ia anulon tarifat, reagon ashpër Trump: Vendim i turpshëm i gjykatësve

21 Shkurt 2026, 00:01 / BOTA ALFA PRESS

Gjykata ia anulon tarifat, reagon ashpër Trump: Vendim i turpshëm i

Të premten, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se presidenti amerikan, Donald Trump, shkel ligjin federal duke vendosur një sërë tarifash tregtare në mbarë botën pa autorizim të qartë nga Kongresi amerikan.

Trump ka reaguar pas këtij vendimi duke deklaruar se ky ishte një vendim i turpshëm i gjykatësve.

Ai në fillim të konferencës tha se vendimi i Gjykatës së Lartë ishte shumë zhgënjyes.

“Më vjen turp për disa anëtarë të gjykatës, sepse nuk kanë guximin të bëjnë atë që është e drejtë për vendin tonë. Çfarë turpi, ata i janë nënshtruar ndikimit të huaj”, tha presidenti amerikan.

Lideri amerikan falënderoi tre gjyqtarët që votuan në favor të tij, para se të shtonte se vendet e huaja, “që na mashtrojnë prej vitesh”, tani “po kërcënojnë në rrugë”. “Nuk do të kërcënojnë gjatë, këtë mund t’ju siguroj”, shtoi ai “demokratët në gjykatë janë të kënaqur… automatikisht votojnë kundër”.

Ai përsëriti se gjykata e kishte zhgënjyer shumë dhe se ai thjesht “donte të ishte një djalë i mirë”.

Ndryshe, Gjykata e Lartë njoftoi se fuqia emergjente mbi të cilën u mbështet lideri amerikan për të imponuar tarifat “nuk mjafton” për të justifikuar vendosjen e tyre sipas përmasës dhe qëllimit që ata kishin.

Gjykata e konsideroi këtë një shkelje të kufizimeve ligjore që ndahen midis pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, sipas Kushtetutës së SHBA-së.

Si rezultat, shumica e tarifave të vendosura nën këtë ligj emergjent tani mund të shpallen të paligjshme, dhe kompanitë që paguan këto tarifa mund të kërkojnë rimbursime për shumën e paguar gjatë periudhës që ato ishin në fuqi.

Po ndodh...

ide