Protesta e opozitës, Lubonja: Nuk shoh ende zemërim të madh!

20 Shkurt 2026, 22:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e opozitës, Lubonja: Nuk shoh ende zemërim të madh!

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Kjo Javë, komentoi zhvillimet pas protestës së opozitës, duke theksuar se protesta mbetet një instrument i rëndësishëm qytetar, por pa pritshmëri maksimaliste.

Ai e cilësoi protestën si një vazhdimësi të aksioneve të mëparshme opozitare, duke e lidhur edhe me çështje të tjera politike, ndërsa shtoi se protesta duhet të jetë “çekani i vazhdueshëm” përballë pushtetit.

Lubonja: Kam respekt për ata që protestojnë. Protesta është e rëndësishme. Për të treguar se ka gjallë një lloj shpirti mospranimi të shumë gjërave që bëhen në Shqipëri. Kam problem premtimet maksimaliste. Sikur kjo protestë do sjellë fundin. Ndoshta këto mund të kursehen. Protesta tregon se jemi aty, duhet të jetë çekani i vazhdueshëm. Mund të peshosh shkallën e zemërimit nga një anë dhe shkallën e reagimit nga ana tjetër.

Unë për vete, e kam si vazhdimësi e protestës tjetër, e lidhur me çështjen Balluku. Në këtë datë mund të merrte dhe një theks tjetër. Mbi të gjitha e shikoj si protestat në Serbi, që kanë qenë më të fuqishme. Zemërim edhe në 21 janarit, kur u dogj kryeministria, nuk kishte zemërim, por kishte instrumentalizim të një grupi. Popullin e shoh me një ndjenjë nënshtrimi. E krahasoj me disa protesta të vogla por që ka vërtet zemërim. Ato të mësojnë që zemërimi shqiptari e ka kur i vjen në shtëpitë e tyre. Zemërim që po dëbohen njerëzit, që po vidhen, tallen e mashtrohen nuk e shoh. Do dhe një kulturë tjetër të njerëzve.

Po ndodh...

ide