FOTO-LAJM/ Nga molotovët drejt Kryeministrisë tek makina e policisë në flakë, çfarë ndodhi në protestën e opozitës pas fjalimit të Berishës
20 Shkurt 2026, 20:13 / POLITIKË

Mbyllja e fjalimit të liderit të opozitës Sali Berisha ka shënuar dhe fillimin e aksionit kundër godinës së Qeverisë, skenar i përsëritur si në 3 protestat e shkuara.
Fillimisht u hodhën fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, më pas policia ka reaguar menjëherë duke hedhur ujë drejt protestuesve të cilët kanë hapur çadrat e tyre.
Një nga molotovët ka prekur dhe makinën autobotin me ujë të policisë, por është ndërhyrë shpejt.
Protestuesit më pas, janë drejtuar drejt Kuvendit ku pritet të zhvillohet një tjetër protestë.
Sic shihet nga pamjet, forca të shumta policie janë vendosur tek godina e Kuvendit
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128