Përsëritet skenari! Berisha mbyll fjalimin, hidhen molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë me presion
20 Shkurt 2026, 19:38 / POLITIKË

Me përfundimin e fjalimit të kreut të PD Sali Berisha, protestuesit në sheshin para Kryeministrisë kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë duke përsëritur skenarin e dy protestave të fundit kombëtare.
Policia është përgjigjur menjëherë duke mobilizuar topin e ujit dhe forcat e policisë që janë vendosur përreth godinës së Kryeministrisë. Po ashtu drejt protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës, siç duket në pamjet.
Sakaq, policia ka bërë edhe thirrje të vazhdueshme për tërheqjen e protestuesve, të cilët janë larguar nga ambientet para godinës së kreut të qeverisë.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128