Pritej të vuante dënimin me burg, ndërron jetë në spital 63-vjeçari në Durrës
20 Shkurt 2026, 20:08 / AKTUALITET

Një 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Spitalin e Durrësit.
Sipas Policisë, shtetasi me iniciale, M. G, ndodhej i shoqëruar në ambientet e sigurisë së Komisariatit të Policisë Durrës, pasi ishte dënuar me 18 ditë burgim dhe pritej të transferohej për vuajtjen e dënimit në IEVP Lushnjë.
Rreth orës 15:04, ai ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe menjëherë është transportuar nga shërbimet e Policisë drejt Spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku, pavarësisht asistencës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë në sallën e reanimacionit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.
Po ndodh...
ide
Do ta kërkoni (Bashën), Vlorën Gjeneral
Nga Ermal Peçi
Mesazhet për Rama&Berisha dhe një akti i McAllister në Tiranë
Nga Roland Lami
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128