Tubimi i 20 shkurtit/ Pas revoltës para Kryeministrisë, protestuesit mbërrijnë te Kuvendi

20 Shkurt 2026, 19:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Tubimi i 20 shkurtit/ Pas revoltës para Kryeministrisë, protestuesit

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të kordonit të policisë të vendosur para Kryeministrisë, protestuesit kanë zbrazur sheshin për t’u drejtuar drejt Kuvendit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë duke shpërndarë protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës, simpatizantë të PD janë nisur në këmbë në drejtim të selisë së Kuvendit.

Mes tyre ndodhet dhe kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë funksionarë të lartë të PD.

 

 

Po ndodh...

ide