Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

20 Shkurt 2026, 23:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë

Pas përfundimit të protestës, drejtuesi i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, shkoi në Komisariati Nr. 1, ku bëri deklarata për mediat lidhur me shoqërimet e protestuesve.

Bardhi deklaroi se një prej protestuesve të shoqëruar është dhunuar nga policia dhe, sipas tij, është mbajtur në komisariat në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Ai tha se pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, personi në fjalë është transportuar me ambulancë drejt Spitali Universitar i Traumës për trajtim.

Po ndodh...

ide