Greqi: Regjistrohet rasti i dytë i virusit kinez HMPV

Alarm për autoritetet shëndetësore të Selanikut pas zbulimit të një rasti të dytë të konfirmuar me virusin kinez HMPV. Ajo është bashkëshortja e 71-vjeçarit, e cila po ashtu ndodhet e shtruar në spitalin “Papanikolou”.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një paciente 60-vjeçare me veshka, e cila ka shfaqur simptoma dhe më 4 janar është shtruar në AHEPA, për trajtim.
Fillimisht u shtrua si influencë në Repartin e Parë të Patologjisë së bashku me dy pacientë të tjerë, gjithashtu me sëmundje të veshkave.
Pak ditë më parë ajo iu nënshtrua një testi të specializuar dhe pak kohë më parë u konstatua se është pozitive me virusin.
Tashmë ajo është transferuar në izolim në spitalin “Papanikolou”, ndërsa dy pacientët e tjerë që ndodheshin me të në pavion janë vendosur në karantinë duke mos lejuar vizita të tyre.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


