Hamasi thotë se do të dorëzojë sot trupat e 2 pengjeve izraelitë, u gjetën nën rrënoja

18 Tetor 2025, 20:24 / BOTA ALFA PRESS

Hamasi thotë se do të dorëzojë sot trupat e 2 pengjeve

Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftuan se do të dorëzojnë trupat e dy pengjeve izraelite sot vonë.

“Brigadat Ezzedine al-Qassam do të dorëzojnë trupat e dy pengjeve izraelite, mbetjet e të cilëve u gjetën sot në Rripin e Gazës”, thuhet në njoftimin e transmetuar në platformën Telegram.

Më herët u përfol për hapjen e pikës kufitare në Rafah, por Izraeli reagoi duke e mohuar.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi se pika kufitare Rafah, në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin, do të mbetet e mbyllur “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Deklarata sqaroi se hapja e pikës kufitare me Egjiptin do të merret në konsideratë në varësi të faktit nëse Hamasi i kthen trupat e pengjeve dhe i zbaton marrëveshjet.

Hamasi ende nuk i ka kthyer të gjithë trupat e pengjeve izraelite që mori më 7 tetor 2023 gjatë sulmit terrorist, teksa aktualisht ka vënë edhe mjetet e rënda në punë, si eskavatorët, për të lëvizur gërmadhat e rrënojat, me qëllim gjetjen e trupave të pengjeve. Izraeli pret dorëzimin e 19 trupave, teksa sot i ktheu palës tjetër 15 trupa të palestinezëve.

 

Po ndodh...

ide