Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

Hetuesit amerikanë po udhëtojnë drejt Indisë për të ndihmuar në hetimin e aksidentit ajror që ndodhi sot në aeroportin e Ahmedabad-it.
Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA i është besuar drejtimi i ekipit amerikan në këtë hetim.
Në një postim në rrjetin social X, bordi njoftoi se do të jetë “udhëheqësi” i ekipit amerikan, ndërsa qeveria indiane do të sigurojë “të gjitha informacionet” sipas protokolleve ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.
Nërkohë, edhe zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar po dërgohen në Indi për të mbështetur hetimin e rrëzimit të aeroplanit.
Aeroplani që u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad-it ishte një Boeing 787-8 Dreamliner, një model i prodhuar në SHBA.
Nga ky aksident tragjik janë konfirmuar deri më tani mbi 200 viktima.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

