Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati paratë familjes me djalin autik

Një 63-vjeçar është arrestuar në Itali pasi hiqej si mjeku u Papa Gjon Palit II dhe 54 kardinalëve. I arrestuari është më origjinë nga Argjentina dhe akuzohet për ushtrim të paautorizuar të mjekësore dhe mashtrimit, pasi zhvati paratë e një familjeje me djalin autik.
63-vjeçari pretendonte se ishte ekspert në terapitë inovative neurologjike, duke propozuar “transplante qelizash staminale” të paspecifikuara për familjet në vështirësi. Nëpërmjet kësaj ‘kure’, ai i mori familjes 30 mijë euro.
Substancat e ndaluara dhe të rrezikshme
Gjatë kontrolleve, policia postare dhe ekipi i mjekësisë ligjore i Shtabit të Policisë së Romës sekuestruan 400 kartela pacientësh, mostra të shumta biologjike, si dhe ilaçe të skaduara dhe të paautorizuara. Analizat e kryera nga Istituti Superior i Shëndetit konfirmuan rrezikshmërinë e substancave të përdorura, të cilat nuk kanë asnjë njohje farmaceutike.
Gjykatësi i hetimeve paraprake urdhëroi gjithashtu sekuestrimin parandalues të faqeve të internetit përmes të cilave mjeku i rremë reklamonte aktivitetin e tij dhe tregtonte produkte “terapeutike”, duke urdhëruar mbylljen e faqeve dhe çaktivizimin e domeneve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




