Humb jetën gjatë raportimit djali i gazetarit të Al Jazeera-s pas sulmit me dronë në Gaza

Djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza është vrarë në një sulm izraelit në Gazën jugore.
Hamza al-Dahdouh, ngazetar dhe kameraman i rrjetit Al Jazeera, ishte me gazetarë të tjerë në një rrugë midis Khan Younis dhe Rafah kur u godit nga një sulm me dron.
Në këtë sulm humbi jetën edhe gazetari i pavarur Mustafa Thuraya.
Katër anëtarë të tjerë të familjes së shefit të byrosë Wael al-Dahdouh u vranë gjithashtu në tetor.
Gruaja e tij Amna, nipi i tij Adam, djali i tij 15-vjeçar Mahmoud dhe vajza shtatë-vjeçare Sham vdiqën të gjithë në një sulm izraelit.
Sipas Hisham Zaqout, një korrespondent i Al Jazeera-s, Hamza dhe një grup gazetarësh ishin rrugës për në zonën Moraj në verilindje të Rafahut e cila u caktua një “zonë humanitare” nga ushtria izraelite, por që ra pre e bombardimeve.
Sipas Al Jazeera shumë banorë të Gazës ishin zhvendosur në këtë zonë për t’i shpëtuar bombardimeve në rajone të tjera të territorit. Hamza kishte synuar të raportonte mbi situatën e zhvilluar dhe pasojat e bombardimeve.
-
-
Shqiptarët e rrezikshëm!
7 Janar, 18:22 -
FA Cup/ City shkatërron me goleadë Huddersfieldin
7 Janar, 18:13 -
E përplas treni, humb jetën shqiptari në Itali
7 Janar, 17:58
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



