I shtruar në spital prej disa ditësh, Giorgia Meloni viziton Papa Françeskun

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, ka vizituar Papa Françeskun në spital, i cili po merr ndihmë mjekësore prej disa ditësh tashmë, pasi është diagnostikuar me pneumoni në të dy mushkëritë.
Meloni tha në një deklaratë se Papa ishte në gjendje të mirë dhe i vetëdijshëm.
“Ne bëmë shaka si gjithmonë. Ai nuk e ka humbur sensin e tij të humorit”, ka thënë Meloni pas vizitës në spital, ndërsa i uroi atij shërim të shpejtë, në emër të qeverisë italiane dhe të gjithë vendit.
Më herët gjatë javës, Vatikani tha se testet mjekësore dhe një radiografi e gjoksit treguan një situatë komplekse për shëndetin e tij.
Pneumonia është një infeksion serioz që mund të prek dhe dëmtojë mushkëritë, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe duke e bërë frymëmarrjen më të vështirë.
Një zyrtar i Vatikanit tha se Papa ishte ende në gjendje të ngrihej nga shtrati dhe të ulej në një kolltuk në dhomën e tij të spitalit. Ai ka anuluar një takim të planifikuar për të shtunën dhe meshën e të dielës, deri në përmirësimin e plotë të shëndetit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




