
"AlbKings"/ Skema se si përfitonte financiarisht përmes shantazhit admini i grupit

Mbi 100 mijë njerëz, kryesisht burra dhe djem, ishin të anëtarësuar brenda një grupi në rrjetin social Telegrami, të emërtuar si “AlbKings”.
Ky grup përdorej me qëllim të shpërndarjes së fotove e videove me përmbajtje denigruese e intime të grave e vajzave; të dhëna personale, si: numrat e telefonit dhe emrat e tyre.
Këto fotografi e të dhëna personale shpërndaheshin tek anëtarët e tjerë dhe secili prej tyre pastaj kishte qasje në të dhëna të ndjeshme të viktimave.
Favore të këtilla nga viktimat kërkuan edhe adminët e këtij grupi “AlbKings”.
Prokuroria në Aktakuzën e ngritur ndaj dy administratorëve të këtij grupi ka treguar skemën si përfitonin financiarisht.
Fshirja e përmbajtjeve eksplicite nga adminët e grupit shoqërohej me kërkesë.
Prokuroria ka gjetur se i akuzuarit F.P., i njohur me nofkën “Lideri” ka pranuar pagesa të ndryshme nga viktimat në valuta të dollarit dhe në forma të kriptovalutave, përmes aplikacionit “PayPal”.
Prokuroria thotë se i akuzuari F.P. kishte konvertuar mbi 2,300 euro kriptovaluta në një dyqan. Përmes katër llogarive që i posedonte i njëjti.
“Lideri” në Prokurori kishte deklaruar se e kishte hapur grupin “për të bërë famë”.
Aktakuza voluminoze e Prokurorisë përmban provat dhe dëshmitë e viktimave, të cilat ishin të prekura direkt nga funksionimi i këtij grupi.
“Lideri” kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e Shtetit.
Sipas njoftimit të Gjykatës, në seancë nuk ishte paraqitur i akuzuari F.P., i njohur me nofkën “Lideri”, pasi i njëjti ishte urdhëruar të vinte në seancë nga Policia, kurse i akuzuari i dytë E.N. nuk kishte ardhur në Gjykatore, pasi gjyqtari kishte njoftuar se nuk është pranuar Fletëkthesa nga Posta e Kosovës për ftesën që i është dërguar të akuzuarit për pjesëmarrje në seancë.
“Ju njoftojmë se çështja penale me numër P.nr.15/25 është caktuar të mbahet më 30.01.2025. Gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës dëgjimore, pasi që në seancë nuk janë prezantuar: i pandehuri F. P., për të cilin Gjykata më 23.01.2025 ka lëshuar Urdhëresë për sjellje të të pandehurit për seancën e datës 30.01.2025 për Policinë e Kosovës në Gjilan. Policia e Kosovës në Gjilan përmes e-malit e ka konfirmuar pranimin e Urdhëresës së Gjykatës dhe të njëjtit më 30.01.2025 përmes telefonit e kanë njoftuar Gjyqtarin e Çështjes se mund të vonohen në sjelljen e të pandehurit për në seancë deri në ora 10:00, për shkak të angazhimeve operative të tyre. Gjithashtu, në këtë seancë ka munguar edhe i pandehuri E. N., për të cilin Gjykata ka përcjellë ftesë të rregullt, mirëpo deri në kohën e mbajtjes së seancës nuk ka pranuar Fletëkthesën nga Posta e Kosovës, për të konstatuar nëse i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.” – thuhet në përgjigjen e Gjykatës, më 03.02.2025.
Materialet e shpërndara në këtë grup ishin kryesisht pirate – përfshirë filmime nga marrëdhëniet seksuale apo fotografi nudo.
Anëtarë të grupit do të shpërndanin numrat e telefonit të vajzave me mbishkrime, se të njëjtat janë prostituta apo ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.
Viktimat ishin nga të gjitha moshat.
Pse është ilegale veprimtaria e “AlbKings”?
Çdo numër personal apo e dhënë personale e dikujt që shpërndahet pa aprovimin paraprak të personit konsiderohet vepër penale, ndërsa çdo kërkesë që nuk aprovohet të mos shqetësohet dikush konsiderohet “ngacmim”./Kallxo

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128