Irani akuzon Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse: Do të paguash një çmim të rëndë

4 Janar 2024, 08:16 / BOTA ALFA PRESS

Irani akuzon Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse: Do të

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi fajësoi Izraelin për dy shpërthimet vdekjeprurëse gjatë një ceremonie përkujtimore në Iranin juglindor të mërkurën. Shpërthimet pranë varrit të komandantit ushtarak Qasem Soleimani ndodhën në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij në një sulm ajror të SHBA-së.

“Unë paralajmëroj regjimin sionist: Mos dyshoni se do të paguani një çmim të rëndë për këtë krim dhe krimet që keni kryer”, tha Raisi në një fjalim televiziv. Raisi, i cili është kreu i qeverisë iraniane, paralajmëroi gjithashtu se ndëshkimi i Izraelit do të jetë shumë i ashpër.

Ushtria izraelite tha për CNN se nuk kishte asnjë koment mbi shpërthimet në Iran. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet të cilat Irani i ka quajtur “sulm terrorist”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matt Miller, u tha gazetarëve të mërkurën se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë asnjë informacion të pavarur” në lidhje me shpërthimet dhe se Departamenti i Shtetit “nuk ka arsye të besojë se Izraeli ishte i përfshirë”.

Të paktën 95 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimet. Numri i të vdekurve fillimisht u raportua si 103, por ministri i shëndetësisë së Iranit tha se disa emra u regjistruan aksidentalisht dy herë.

 

Po ndodh...