Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut

22 Mars 2025, 15:38 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli kryen sulme ndaj Hezbollahut

Izraeli kryen sërish sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ai kishte udhëzuar Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të veprojnë duke shënjestruar terroriste.

Tre raketa u neutralizuan në qytetin izraelit Metula të shtunën në mëngjes, por nuk u raportua për të lënduar. Asnjë grup nuk e ka pranuar lëshimin e raketave. Marrëveshja e armëpushimit i dha fund luftimeve 14 mujore me Hezbollahun.

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban, Unifil ka ngritur alarmin nga përshkallëzimi i mundshëm i luftimeve, duke i kërkuar si Izraelit ashtu edhe Libanit që “të respektojnë angazhimet e tyre”. Raportet në mediat lokale në Liban bën të ditur se ushtria izraelite kreu bombardime në disa lokacione jugore të vendit ku tre u plagosën dhe 1 person mbeti i vrarë.

Izraeli ka kryer pothuajse çdo ditë sulme ajrore mbi ato që i cilëson si objektiva terroriste të Hezbollahut dhe ka treguar se sulmet do të vazhdojnë për të parandaluar riarmatimin e grupit.

Po ashtu në Rripin e Gazës pesë fëmijë humbën jetën në një sulm të madh ajror. Izraeli hodhi në erë spitalin e vetëm të specializuar të trajtimit e sëmundjeve të rënda në Gaza, si dhe një shkollë mjekësore.