Kalifornia Jugore vazhdon të digjet, flakët shkrumbojnë lagje të tëra

11 Janar 2025, 20:24 / BOTA ALFA PRESS

Kalifornia Jugore vazhdon të digjet, flakët shkrumbojnë lagje

Zjarret vijojnë të djegin Los Angeles, duke iu marrë jetën të paktën 11 personave. Flakët masive kanë shkrumbuar lagje të tëra dhe mbi 12 mijë ndërsa janë shkatërruar plotësisht.

Sipas shërbimeve zjarrfikëse disa vatra zjarri javë vënë nën kontroll, por të tjera kanë shpërthyer. Mes kaosit të krijuar disa banorë të Los Anxhelosit kanë nisur të kthehen në lagjet e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar çka munden e mes kërcënimit që nuk është fashitur, nga vatrat e reja të zjarrit.

Rreth 180 mijë persona janë evakuuar, ndërsa sipas përllogaritjeve paraprake, dëmi arrin në rreth 50 miliardë dollarë.

 

Po ndodh...

ide