Kë preferon Donald Trump për Papë? Batutat e Presidentit të SHBA-ve: Do të doja të isha unë…
29 Prill 2025, 23:07 / BOTA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mes batutave tha se do të donte të ishte Papa i ardhshëm. “Do të doja të isha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime numër një”, tha Kreu i Shtëpisë së Bardhë duke qeshur.
Më tej Trump vazhdoi duke thënë se nuk kishte një preferencë se kush duhet të ishte Papa i ri, por sugjeroi që Timothy Dolan, Kryepeshkopi i Nju Jorkut, mund të ishte një zgjedhje e mirë.
“Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë,” tha ai. “Por duhet të them se kemi një kardinal nga një vend i quajtur Nju Jork i cili është shumë i mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Kardinalët do të takohen javën e ardhshme në një konklavë të fshehtë për të zgjedhur kreun e ri të Kishës Katolike pas vdekjes së Papa Françeskut.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Nga Patrik Sadikaj
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


