
Kompania amerikane e sigurimeve paguan 1.1 miliardë dollarë për zjarret në Kaliforni

Kompania amerikane e sigurimeve Allstate Insurance njoftoi se do të paguajë 1.1 miliardë dollarë (1.65 miliardë euro) për dëmet e shkaktuara nga zjarret që përfshiu Kaliforninë Jugore në janar.
Megjithëse pagesa është mjaft e lartë, kompania thotë se ishte në gjendje të reduktonte pjesërisht humbjet e saj duke u tërhequr nga tregu i Kalifornisë, raporton CNN.
Shuma që do të paguajë Allstate është ende një pjesë e vogël e dëmeve totale të sigurimit pas zjarreve të janarit në Kaliforni, pasi do të duhej të kompensonte pronarët e 16,600 pronave, dhe firma kërkimore CoreLogic, e cila gjurmon kostot e fatkeqësive si zjarret dhe uraganet, thotë se kjo mund të kushtojë midis 35 dhe 45 miliardë dollarë.
Shumë kompani sigurimesh, përfshirë Allstate, po anulojnë politikat për pronarët e shtëpive për shkak të rrezikut në rritje të zjarreve në shumë zona të Kalifornisë, duke i lënë ata me alternativa më të shtrenjta dhe shpesh të kufizuara.
Allstate raportoi një fitim prej 2.1 miliardë dollarësh (2.03 miliardë euro) në tremujorin e katërt, 34 për qind më shumë se një vit më parë.
-
Bayerni shkatërron Werderin, shkëlqen Kane me dopietë
7 Shkurt, 23:29 -
Rusia mund të ndalojë eksportet e benzinës për një muaj
7 Shkurt, 23:26

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128