
Konfirmohet dorëheqja e Kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç

19 Mars 2025, 15:02 / BOTA
Kuvendi i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e Kryeministrit, Millosh Vuçeviç.
Me dorëheqjen e tij, duhet të nisë menjëherë puna për zgjedhjen e qeverisë së re.
Nëse deri më 18 Prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç e falenderoi Vuçeviçin për kryerjen e ndershme dhe të drejtë të detyrave të tij gjatë kohës që ishte Kryeministër.
Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 Janar, pas protestave të mëdha të qytetarëve të cilët kërkojnë që shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona të dalin para drejtësisë.
Po ndodh...
ide


Kandidati i Pavarur, maskimi i mëkatit politik si virtyt moral!
Nga Arian Galdini

Bravo zoti Sali, i nënshtrove edhe Lapajn dhe Shehajn për hallin tënd!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128