Leone XIV kremton Meshën e Parë si Papë, ceremonia solemne në Kapelen Sistine

Kjo meshë e parë e papatit të tij u shënua nga tone të thella reflektimi dhe një thirrje e drejtpërdrejtë për një Kishë të përulur e dëshmitare.
Papa e nisi me një hyrje të shkurtër në anglisht, duke kujtuar psalmin: “Do të këndoj një këngë të re për Zotin, sepse ka bërë mrekulli, jo vetëm me mua, por me të gjithë ne.”
Më pas vijoi në italisht me leximin e homelisë, ku theksoi sfidat që besimi përballet sot.
“Ju më keni thirrur të mbaj atë kryq dhe të bekohem me atë mision. Dhe e di që mund të mbështetem te secili prej jush që të ecni me mua ndërsa vazhdojmë si Kishë. Edhe sot nuk mungojnë kontekste ku feja shihet si diçka absurde, për njerëz të dobët apo pak inteligjentë, kontekste ku besimtari përballet me tallje, përbuzje dhe përjashtim.”
Një ditë më parë Kolegji i kardinalëve ka zgjedhur Robert Francis Prevost nga Urdhri i Shën Agostinit si Papën e 267 të Kishës Katolike.
Pas një ditë e gjysmë në izolim nga bota e jashtme dhe 4 raundesh votimi, konklava prej 133 kardinalësh arriti konsensus për kreun e ri të Kishës Katolike dhe sovranin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


