Lufta në Ukrainë, Gjermania paralajmëron sanksione të reja kundër Rusisë

28 Dhjetor 2023, 22:35 / BOTA ALFA PRESS

Lufta në Ukrainë, Gjermania paralajmëron sanksione të reja

Bashkimi Evropian po përgatit paketa të reja të sanksioneve anti-ruse, tha një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Ekonomisë në një konferencë së fundmi.

“Ne kemi miratuar në Bruksel paketën e 12-të të sanksioneve dhe paketa të reja do të vijnë më vonë,” tha ai. “Kjo do të thotë se sistemi i sanksioneve do të zgjerohet dhe përmirësohet; mundësitë e anashkalimit të masave kufizuese do të identifikohen dhe frenohen,” theksoi ai.

“Regjimi i sanksioneve kundër Rusisë, nga këndvështrimi i qeverisë gjermane, është shumë efikas,” tha një zëdhënës i kabinetit gjerman në konferencë. “Është gjithashtu e saktë që Rusia gjeti blerës të tjerë për naftën e saj, por kjo nuk është arsyeja për të hequr dorë nga masat”, shtoi ai.

Më 18 dhjetor, Bashkimi Evropian miratoi paketën e 12-të të sanksioneve anti-ruse.

 

Po ndodh...