
Lufta tregtare, Trump: Tarifat hakmarrëse do të synojnë të gjitha vendet pa përjashtim

Presidenti i SHBA Donald Trump përsëriti të dielën se tarifat doganore hakmarrëse që do të shpallë të mërkurën do të përfshijnë të gjitha vendet por konkretisht 10 deri në 15 shtete.
Republikani ka premtuar se do ta prezantojë këtë plan më 2 prill, të cilin e ka quajtur “dita e çlirimit”.
Ai tashmë ka vendosur tarifa shtesë për çelikun, aluminin dhe automobilat si dhe për të gjitha produktet e importuara në SHBA nga Kina.
“Tarifat hakmarrëse do të godasin të gjitha vendet ” , këmbënguli Trump duke folur me gazetarët që e shoqëronin në aeroplanin presidencial.
Sipas tij tarifat “hakmarrëse” do të synojnë vendet që vendosin tarifa ose taksa më të larta mbi importet amerikane. Presidenti republikan sqaron se niveli i tarifave do të jetë i barabartë me kostot shtesë që vendosin për mallrat amerikane.
Në shkurt, Trump urdhëroi zyrtarët e tregtisë së administratës së tij të përgatisin masa specifike për vendin.
Megjithatë javën e kaluar presidenti i SHBA la të kuptohet se tarifa të nivelit më të ulët mund të vendosen në disa vende.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128