Masakra me 10 viktima në Kanada, nxënësi trondit me dëshminë: Bllokuam dyert me banka!

10 persona u vranë, përfshirë autorin e krimit, dhe 25 të tjerë u plagosën në sulmin e armatosur në një shkollë të mesme në British Columbia, Kanada.
Konkretisht, 6 persona u gjetën të vdekur brenda shkollës dhe një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur brenda një banese dhe vdekjet e tyre lidhen me rastin, sipas policisë.
25 persona të tjerë janë transportuar në spitale dhe po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre u desh të transportoheshin me helikopter pasi vuajnë nga lëndime të rënda dhe kërcënuese për jetën.
Policia kanadeze tha se autorja kreu vetëvrasje me armë brenda shkollës dhe është identifikuar. Megjithatë, ata ende nuk kanë publikuar detaje rreth identitetit të saj, siç është nëse është nxënës apo e rritur, apo çfarë marrëdhënieje kishte me shkollën.
Sipas CBS, banorët e zonës morën një alarm urgjent në telefonat e tyre ku thuhej se e dyshuara për masakrën ishte një grua me flokë të errët që mbante veshur një fustan.
Sipas inspektorit të policisë Ken Floyd, deri më tani autoritetet nuk kanë arritur në përfundimin e motivit të sulmit. Ne nuk jemi në gjendje të kuptojmë pse ose çfarë mund të ketë çuar në këtë tragjedi. Mendoj se do ta kemi të vështirë të përcaktojmë “psenë”, por do të bëjmë çmos për të sqaruar se çfarë ka ndodhur”, tha Ken Floyd.
Studenti Darian Quist , i cili ndodhej brenda shkollës në kohën e sulmit, foli me CBC-në rreth asaj që ndodhi. Ai shpjegoi se pasi mbërriti në klasën e tij disa minuta më vonë, ra një alarm dhe u dhanë udhëzime për të mbyllur dhe kyçur dyert e klasës.
Ai tha gjithashtu se atëherë ai dhe shokët e tij të klasës e kuptuan se diçka nuk shkonte.
“Ne morëm bankat dhe i bllokuam dyert për më shumë se dy orë”, tha studenti, duke shtuar se oficerët e policisë mbërritën dhe i nxorën jashtë shkollës.
Po ndodh...
ide
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
Shqipëria nën kthetrat e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
