Mbi 5000 ushtarë janë plagosur nga fillimi i përplasjeve Izrael-Hamas

Të paktën 5.000 ushtarë izraelitë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, me më shumë se 2.000 të njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë. Ky ka qenë bilanci që ka bërë të ditur një gazetë izraelite të shtunën, duke shtuar se më shumë se 58% e të plagosurve kanë pësuar dëmtime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke bërë të nevojshme edhe amputime.
“Më shumë se 5.000 ushtarë të plagosur kanë mbërritur në spitalet në Izrael”, raportoi e përditshmja Yedioth Ahronoth. “Më shumë se 2.000 janë njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë”, shtoi e përditshmja. “Nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë. Më shumë se 58 për qind e të plagosurve që marrim kanë lëndime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke përfshirë amputime”, tha për gazetën Limor Luria, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme dhe shefe e Departamentit të Rehabilitimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake kundër Rripit të Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas. Të paktën 17.487 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.480 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.
-
-
-
Tornado dhe stuhi në SHBA, raportohet për gjashtë të vdekur
10 Dhjetor, 08:50
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



